Të marten me date 27 gusht, u mbajt takimi motivues me deputetët Ariana Musliu Shoshi nga radhët e PDK-së dhe Fitim Uka nga radhët e LVV-së me të rinjtë e Komunës së Prishtinës. Qëllimi i mbajtjes së këtij takimi ishte diskutimi mbi rrugëtimin e deputetëve për të arritur në këtë pozitë, sfidat që ata kanë hasur dhe mënyrat më të mira të inkurajimit të rinjve për të marrë pjesë në proceset politike dhe vendimmarrëse.
Ndër të tjera, të rinjtë e Komunës së Prishtinës patën mundësinë që të diskutojnë më gjerësisht edhe për punën që deputetët po realizojnë, politikat që ata po shtyejnë si dhe të parashtrojnë pyetje lidhur me çështjet që janë në interes të rinisë.