
Sot zhvilluam një bisedë të rëndësishme me një grup të prindërve të angazhuar në Mitrovicë rreth rolit të edukimit medial në shkolla, mes tyre edhe me profesion mësimdhënës.
Shqetësimet kryesore të ngritura nga prindërit ishin të qarta:
- Si mund t’i mbrojmë fëmijët nga rreziqet dhe të panjohurat që fshihen mbrapa linqeve
- Nevoja urgjente për të përditësuar lëndët shkollore me materiale dhe libra të reja, pasi ato aktuale nuk përkojnë me jetën dhe sfidat digjitale që fëmijët përballen sot.
Prindërit e shohin edukimin medial jo si lëndë opsionale, por si një aftësi thelbësore jetësore për të lundruar në epokën digjitale.
Pjesë e diskutimit ishte edhe platforma Verifiko.info si mjet praktik për aftësimin e të rinjve në botën digjitale.
Faleminderit të gjithë prindërve për ndarjen e shqetësimeve dhe mendimeve të vlefshme!
Ky aktivitet u mbajt me mbështetjen e projektit “Mbështetje për shoqërinë civile në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.

