Trajnimi: Analiza SWOT, objektivat SMART dhe strategjitë e marketingut

09.11.2015

U mbajt trajnimi ‘Analiza SWOT, objektivat SMART dhe strategjitë e marketingut’, ku morrën pjesë mbi 25 ndërmarrëse nga Kosova dhe Serbia. Ky trajnim u organizua nga D4D dhe TransConflict, Serbia, si vazhdimësi e përpjekjeve për të thelluar bashkëpunimin në mes grave ndërmarrëse nga të dyja vendet.

Duke marrë parasysh rëndësinë e planifikimit të analizës SWOT dhe objektivave SMART për organizatën/kompaninë, ky trajnim pati për qëllim të aftësojë pjesëmarrësit në përcaktimin e objektivave të qarta dhe efektive, kuptimin e formatit dhe procesit në tërësi. Gjithashtu, pjesëmarrësit kuptuan më gjerësisht se si të identifikojnë faktorët që ndikojnë pozitivisht dhe ata që ndikojnë negativisht në suksesin e biznesit të tyre.

Ky projekt u mbështetet nga British Embassy in Prishtina.