Trajnim për hartimin e CV-së dhe letrës motivuese me të rinjtë/rejat në Mitrovicë

25.02.2018

Të shtunën, më 24 shkurt 2018, është mbajt trajnimi për hartimin e CV-së dhe shkrimin e letrës motivuese me vullnetarët e grantistit nga Mitrovica në kuadër të projektit “Vullnetarizmi për zhvillim: Promovimi i vullnetarizmit dhe qytetarisë aktive në Kosovë” implementuar nga D4D në partneritet me George Williams Youth Association (YMCA) dhe me mbështetje financiare nga Ambasada Britanike në Prishtinë.

Në këtë trajnim morën pjesë mbi 20 pjesëmarrës/e të niveleve të ndryshme arsimore, ku synimi kryesor ishte ngritja e kapaciteteve për hartimin e CV-së dhe letrës motivuese përkitazi me kërkesën e tregut aktual të punës.