Trajnim mbi parandalimin e gjuhës së urrejtjes seksiste dhe raciste me gazetarë dhe redaktorë

18.11.2022

Instituti Demokraci për Zhvillim më 16 nëntor 2022 ka mbajtur trajnimin një ditorë mbi parandalimin e gjuhës së urrejtjes seksiste dhe raciste me gazetarë/e dhe redaktorë/e.

Ligjerues në këtë trajnim ka qenë Labinot Leposhtica, Koordinator i Zyrës Ligjore në BIRN Kosovo, ku ka ligjeruar mbi aspektin ligjor me fokus në gjuhën e urrejtjes seksiste dhe raciste. Gjatë këtij diskutimi janë marrë edhe shembuj të shumtë, të cilët gazetarët kanë përdorur në të kaluarën, dhe se si duhet të shmanget dhe të mos tolerohet një raportim/shkrim i tillë.

Në fillim të këtij diskutimi Allen Meta, menaxher projekti në D4D, ka mbajtur fjalën hyrëse duke i paraqitur shembujt që janë monitoruar nga ky vit mbi gjuhën e urrejtjes seksiste dhe gjuhës së urrejtjes racore.

Ky aktivitet përkrahet nga program i Fondacionit Kosovar pë Shoqëri Civile (KCSF) ‘Eja Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.