• Shqip

Thirrje për nominim të babait së vitit

17.11.2017

A e njihni dikë që:
– ka treguar përkushtim ndaj fëmijës (djalit/vajzës) së tij?
– ka bërë përpjekje për të ndarë në mënyrë të barabartë përgjegjësitë me partneren për fëmijët?
– është i përfshirë në përditshmërinë e jetës dhe kujdesit të fëmijës/fëmijëve të tij?
– ka ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së jetesës për familjen e tij duke u përfshirë në përkujdesje të fëmijëve?
– ka kërkuar dhe marrë pushim prindëror/atësisë?
ose që:
– ka bërë thirrje që të mundësohet pushimi prindëror dhe atësisë?
– ka bërë thirrje në kompaninë ku punon, për respektimin e të drejtës për pushim prindëror dhe atësisë?

Instituti Demokraci për zhvillim (D4D) ka kënaqësinë të ju ftojë të nominoni një babë të përkushtuar për çmimin “Babai i vitit”. Ceremonia e ndarjes së këtij çmimi është në kuadër të projektit “Pushimi prindëror për barazi gjinore”, që implementohet nga Instituti Demokraci për zhvillim, financohet nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme dhe mbështetet nga Qeveria Suedeze.

Qëllim i çmimit për Babain e vitit është promovimi i pushimit prindëror dhe të drejtat/obligimet e barabarta të prindërve për t’u përkujdesur për fëmijët e tyre

Si të bëhet nominimi për çmime?

– Nomino një baba i cili ka marrë pushim prindëror/ të atësisë më të gjatë se dy javë, apo një baba të përkushtuar i cili kërkon pushim për tu kujdesur për fëmijët e tyre për shkak të përgjegjësisë së tij si prind. Bëjeni këtë duke mbushur formularin në vegzën https://goo.gl/forms/4smUnEku9R5aI4sY2 duke pasur parasysh pikat/pyetjet e cekura më lartë.

Si do të përzgjidhet përfituesi i çmimit?

– Nga nominimet e marra, do të krijohet një listë e shkurtër e cila do të shqyrtohet nga paneli vlerësues. Paneli do të bëjë përzgjedhjen e përfituesit të këtij çmimi në bazë pushimit te marrë prindëror dhe përkushtimit të vazhdueshëm dhe përkrahjen për fëmijët dhe bashkëshorten.

Babai më i mirë i vitit do të shpallet gjatë ceremonisë së çmimeve, me datë 20 dhjetor.

Afati i fundit për të paraqitur nominimet e juaja është 10 dhjetor 2017.