THIRRJE PËR APLIKIM PËR GRANTE TË VOGLA

23.02.2022

Projekti “Shfrytëzimi i Zhvillimit: Rritja e qasjes së grave në punësim” i cili implementohet falë përkrahjes se Ambasadës Mbretërore Norvegjeze në Prishtinë, synon të adresojë jo-aktivitetin e grave në tregun e punës dhe diskriminimin që vazhdon të jetë prezent në Kosovë.

Objektivi kryesor i projektit është rritja e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës përmes avokimit të synuar në përpjekjen për të zvogëluar diskriminimin gjinor, promovimin e punës së denjë dhe zbatimin e strategjive miqësore gjinore që përmirëson pjesëmarrjen e grave në tregun e  punës.

NIVELET E FINANCIMIT

Organizatat e grave/entitetet janë të ftuara të aplikojnë për një grant prej 1,000 EUR. Ju lutem vini re se mbështetja financiare e kërkuar nuk duhet të tejkaloj shumën maksimale të grantit. Shpenzimet administrative nuk duhet të kalojnë 5% të shumës së përgjithshme.

DATAT E APLIKIMIT

Data e fundit për aplikim është 14 Mars, 2022, deri në 17:00. Data e njoftimit për organizatat / entitetet e përzgjedhura është data 21 Mars, 2022. Nëse keni nevojë për informacion shtesë në lidhje me thirrjen për grante, ju lutem na kontaktoni në e-mail: [email protected] deri në datën 07 Mars, 2022.