Të kuptojmë dobësitë e Kosovës në shëndetësi dhe mjedis

15.09.2023

Është mbajtur konferenca e Organizatave të Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimorë me temën: “Të kuptojmë dobësitë e Kosovës në shëndetësi dhe mjedis”.

Koalicioni i organizatave i koordinuar nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), ka punuar në hulumtimin dhe analizimin e sfidave në sistemin shëndetësor, me ç’rast sot në këtë konferencë ka publikuar edhe raportin me titull: “Shërimi përtej kufijve: Sfidat dhe rrugët drejt përmirësit”.

Ambassadore Nancy Soderberg, Drejtore e lartë rezidente në NDI Kosovo, ka falenderuar koalicionin e organizatave në fjalimin e saj hyrës, për punën e përbashkët dhe ka theksuar se temat që po trajtohen sot në konferencë janë të rëndësishme për një jetë të rregullt dhe të shëndetshme në Kosovë.

Hulumtimet kanë gjetur shumë raste që dëshmojnë për dallime të mëdha midis faturave përfundimtare dhe faturave të ofertës së ofruar fillimisht. Por, pasi oferta kryesore përmbante vetëm çmimin për trajtimin kryesor dhe jo të gjithë shpenzime të tjera të nevojshme, si akomodimi, ushqimi e të ngjashme, shteti u faturua me detyrime financiare më të larta se sa përmbante oferta origjinale.

Ndërsa, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka theksuar se që nga fillimi i këtij viti në bashkëpunim me fondin e sigurimeve shëndetësire kanë parë një domosdoshmëri që të ndryshohet sa më shpejt pjesa e trajtimit shëndetësor jashtë institucioneve publike të ndryshojë nga pjesa e legjislacionit për shkak të borxheve të grumbulluara.

Ky raport është publikuar nga Koalicioni i OJQ-ve (Instituti Demokraci për Zhvillim, Instituti Columbus, Lëvizja FOL, NGO Aktiv dhe Internews Kosova) si pjesë e projektit “Përkrahja e OSHC-ve në Ballkanin Perendimor”, i cili është përkrahur nga Instituti Kombëtar Demokratik – NDI Kosovo. Përmbajtja e këtij raporti i përket Koalicionit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimin e NDI-së. /Instituti D4D