Takimi i Komitetit Rajonal për Rritjen e Qasjes së Grave në Tregun e Punës

28.05.2024

Është mbajtur takimi i dytë i Komitetit Rajonal për Rritjen e Qasjes së grave në tregun e punës. Në kuadër të projektit “Shfrytëzimi i Zhvillimit: Rritja e Qasjes së grave në punësim” Komiteti Rajonal ka mbledhur organizata nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, dhe Serbia, si dhe përfaqësues institucional nga Avokati i Popullit dhe Agjencia e Punësimit në Kosovë për të diskutuar rreth cështjes së pjesëmarrjes së ulët të grave në tregun e punës në Kosovë, praktikat e rajonit dhe pengesat që hasin gratë si rezultat i stereotipeve gjinore dhe punës së pa paguar.