Takime të rregullta me grupet jo-formale të grave anëtare të Kuvendeve të Komunave

28.01.2020

Po vazhdojnë të mbahen takimet e rregullta të grupeve jo-formale të grave asamblesite në Komunat Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Istog dhe Kamenicë.

Gjatë këtyre takimeve është diskutuar për nevojat e grave në komunitet, vështirësitë e qasjes së grave në punësim, fuqizimin e grave dhe vajzave të reja në politikë si dhe përkrahjen e tyre nga niveli lokal. Me anë të këtyre diskutimeve, secili grup jo-formal i grave asambleiste ka arritur të identifikoj pikat më të nevojshme për komunat e tyre, ku në muajt në vazhdim do të fokusohen duke ndërmarrë iniciativa të ndryshme. Këto iniciativa do të realizohen në kuadër të projektit “Përtej barazisë numerike: Fuqizimi i grave anëtare të Kuvendeve të Komunave në qeverisje lokale” dhe kanë për qëllim fuqizimin e grupeve jo-formale të asambleisteve duke tejkaluar bindjet politike për kauza të përbashkëta si dhe ngritjen e vetëdijes për avancimin e gruas në politikë.

Përveç grave asambleiste, pjesë e disa takimeve ishin edhe drejtor/drejtore nga Drejtori të ndryshme, zyrtare për barazi gjinore si dhe vajza të reja.

Ky projekt mbështetet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe mbështetur nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.