Sesione informuese për qeverisjen e mirë, me anëtarë/e të kuvendeve komunale

25.03.2022

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), ka filluar mbajtjen e sesioneve informuese me anëtarë të kuvendeve komunale, duke filluar nga Komuna e Mitrovicës. Qëllimi i sesioneve informuese është që të njoftojë anëtarët e kuvendeve komunale me parimet e qeverisjes së mirë. Gjatë prezantimit është shpalosur edhe platforma qeverismire.info, dhe lehtësirat që kjo platformë u jep anëtarëve të kuvendeve komunale, sidomos atyre që janë për herë të parë në këtë detyrë.

Platforma “Qeveris mirë” është prodhuar si një nevojë në Kosovë për të sjellë vendimmarrësit lokal më pranë qytetarëve. Duke marrë parasysh se në Kosovë ka zyrtarë publikë të cilët kanë vështirësi për të kuptuar qeverisjen e mirë kur ushtrojnë detyrat e tyre të përditshme dhe standardet që duhet t’i përmbahen gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. Kjo platformë është e dobishme në plotësimin e hendekut të njohurive të zyrtarëve komunal, duke ndihmuar përfaqësuesit publik dhe qytetarët, pasi të dyja palët do të jenë vazhdimisht në gjendje të verifikojnë funksionimin korrekt të procedurave dhe marrëdhënieve në institucionet publike.

Ky aktivitet përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.