Punëtoria tre-ditore mbi ndërmarrësinë me të rinj dhe të reja

29.03.2026

Gjatë ditës së dytë të punëtorisë, pjesëmarrësit patën mundësinë që të mësojnë për rëndësinë e planit të biznesit për start-up, elementet kryesore të tij, si dhe rëndësinë e planifikimit financiar dhe buxhetimit.

Gjithashtu, pjesëmarrësit u angazhuan në punë praktike – nga ideja deri te plani i biznesit – duke krijuar plane biznesi dhe prototipe, si dhe duke zhvilluar aftësitë e prezantimit të ideve të tyre.  Përmes diskutimeve interaktive dhe ushtrimeve praktike, ata zhvilluan aftësi konkrete për të strukturuar idetë dhe për t’i kthyer ato në plane të realizueshme biznesi.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Innovate4Impact: Equipping Youth with Skills & Innovation for Market Access”, pjesë e projektit BOOST Balkans, i financuar nga ALDA – European Association for Local Democracy dhe AFD – Agence Française de Développement.