Përfundon Shkolla Politike Rome

12.10.2022

Gjatë datave 5 – 7 tetor 2022, Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) në bashkëpunim me Voice of Roma, Ashkali and Egytipans in Kosovo, ka mbajtur akademinë dytë në kuadër të Shkollës Politike Rome Përderisa pjesa e parë e kësaj shkolle ka pasur për qëllim t’i mundësojë të rinjve romë, ashkali, dhe egjiptian të  përfitojnë njohuri për sistemin dhe rregullat e demokracisë, procesin e qeverisjes, si dhe të drejtat e komuniteteve jo-shumicë në Kosovë, modulet e shkollës së dytë janë fokusuar në aftësimin e pjesëmarrësëve në komunikim efektiv publik, mendim kritik, si dhe dizajnim te projekteve për angazhim komunitar.

Në ditën e dytë të Shkollës Politike Rome, pjesëmarrësit praktikuan shkathtësitë e tyre të reja në të folurit e suksesshëm publik. Duke përdorur teknikat e të menduarit kritik, secila dhe secili pjesëmarrës kanë prezantojnë argumentet e tyre individuale dhe grupore për kauzat komunitare që ata duan t’i shtyejnë përpara. Për më shumë, një pjesë e trajnimit është koncentruar në organizimin e takimeve formale si dhe protokollit që duhet ndjekur me institucione lokale dhe qendrore. Këto ushtrime kanë ndikuar shumë që pjesëmarrësit të jenë të gatshëm për të organizuar takime formale si dhe avokim në nivel institucional.

Në ditën e tretë dhe të fundit, pjesëmarrësit u trajnuan për dizjanim dhe shkrim të projekteve, duke përfshirë edhe përgatitjen e buxhetit.  Pas kësja, për të njoftuar pjesëmarrësit/et e shkollës me mundësitë e financimit të ideve të tyre për aktivizëm qytetar dhe biznese individuale, por edhe për të ndarë me ta rrugëtimin e saj profesional, në punëtori patëm drejtoren ekzekutive të Help Kosova, zonjën Shqipe Breznica.

Në përmbyllje të Shkollës Politike Rome, pjesëmarrësit u certifikuan për pjesëmarrje si dhe patën kënaqësinë të adresohen nga zëvendës udhëheqësi i programit Roma and Travelers në Këshillin e Evropës në Bruksel.

Shkolla Politike Rome mbështetet nga Këshilli i Evropës.