Gjatë konferencës, “(Pa)Fuqia Ekonomike e Grave në Tregun e Punës në Ballkanin Perëndimor”,është mbajtur edhe një panel diskutimi ku ishin prezent për të diskutuar Judita Krasniqi-Hajdari nga Democracy for Development, Andels Lucic, Institute for Strategic Studies and Prognoses ISSP Monetnegro, Kristijan Trajkovski Center for Research and Policy Making – North Macedonia, Svetlana Stefanovic Fondacija BFPE za odgovorno društvo Serbia, Esmeralda Hoxha, Gender Alliance for Development Center (GADC) – Albania.
Pikat e përmendura nga të gjitha shtetet e rajonit ishin rolet gjinore, ku gratë priten të kenë prioritet kujdesin e fëmijëve dhe të shtëpisë. Po ashtu vështirësitë e punësimit pas lindjes, ku pyetja kryesore në intervista pune është a keni fëmijë dhe kush do të kujdeset për ta. Të gjithë përfaqësuesit e shteteve rajonale theksuan se kornizat ligjore nuk po funksionojnë për shkak të normave gjinore tradicionale strikte.
Kjo konferencë është realizuar në kuadër të projektit “Shfrytëzimi i Zhvillimit: Rritja e qasjes së grave në punësim” që mbështetet nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë.