(Mos)Përfshirja e grave në tregun e punës

12.01.2021

Përfshirja e grave në tregun e punës në Kosovë vazhdimisht ka qenë më e pafavorshme, ndërkohë që pandemia Covid-19 ka vazhduar të vështirësoj edhe më shumë atë.
Në këtë infografikë janë paraqitur të dhënat për gratë në tregun e punës nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për tre mujorin e dytë, duke i krahasuar ato të vitit 2019 me të dhënat e vitit 2020 në periudhën kur vendi kryesisht ishte në mbyllje totale apo të pjesshme.

Të dhënat e paraqitura tregojnë se numri i grave në moshë pune është rritur ndërsa numri i grave në fuqinë punëtore (aktive) ka pësuar rënie. Shifra të cilat tregojnë mos përfshirjen e grave në treg të punës janë edhe rënia e numrit të grave të punësuara si dhe grave joaktive, shifër kjo e cila është më shqetësuesja.

Kjo infografikë është pjesë e projektit “Të dhënat për gratë: Adresimi i pasojave të Covid-19 në të drejtat e grave në tregun e punës” mbështetur nga Trusti i Ballkanit për Demokraci.