MARShojmë S’festojmë – Mitrovicë

08.03.2020

Bashkë me gratë anëtare të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, zyres për barazi gjinore, bashkëpunimit të pa kursyeshëm të të gjitha organizatave, individëve dhe kolektivit të MARShojmë S’festojmë, është mbajtur marshi në Komunën e Mitrovicës, nën ombrellën e Marshojmë S’festojmë që organizohet tash e sa vite në Prishtinë.

Marshuam sepse nuk kemi asgjë për të festuar. Të bashkuar/a ne kërkuam drejtësi gjinore dhe shoqërore në Kosovë, duke rezistuar dhe duke luftuar deri në ç’rrënjosje të sistemit patriarkal, i cili i shtypë dhe i diskriminon gratë çdo ditë.

#USAID #ATRC #MARShojmeSfestojme

#8mas #grate #Fuqizimiigrave