Konferenca Rajonale “Ekonoma e Nënvlerësuar: Gratë nuk kanë kohë të ndryshojnë vendin”

29.11.2023

Instituti Demokraci për Zhvillim më 20 Nëntor mbajti Konferencën Rajonale “Ekonoma e Nënvlerësuar: Gratë nuk kanë kohë të ndryshojnë vendin” ato janë të zëna me punët e shtëpisë. Gjatë kësaj Konference u lansua edhe hulumtimi rajonal me të njejtën temë, që shtjellon punën e pa-paguar të grave në Ballkanin Perëndimor, në kontekstin e Ekonomisë së kujdesit, kontributit që japin gratë në ekonominë e vendit, por kontribut që nuk vlerësohet dhe nuk konsiderohet si pjesë e zhvillimit vendor. Në anën tjetër, ky hulumtim tregon se si tregu I punës humbë vlerën e grave duke I vendosur ato në margjinat e jo-aktivitetit, për shkak se kujdeis I fëmijëve, punëve të shtëpisë dhe të moshuarve
konsiderohet punë për gratë sipas normave patriarkale. Ky hulumtim u realizua në bashkëpunim me organizatat partnere Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (Shqipëri) Qendra për Hulumtim dhe Bërjen e Politikave (Maqedoni e Veriut), Instituti për Parashikime dhe Studime strategjike (Mali I Zi) dhe BFPE për Shoqëri të përgjegjshme (Serbi). Ky Hulumtim dhe ky bashkepunim rajonal u mundësuan falë mbështetjes financiare të Ambasadës Norvegjeze ne Prishtinë, në kuadër të projektit “Shfrytëzimi I zhvillimit: rritja e qasjes se grave në
punësim”