Hartohet plani për barazi gjinore 2020-2023 për Komunën e Prizrenit

29.06.2020

Me iniciativë të grupit jo-formal të grupit të grave asambleiste nga Komuna e Prizrenit kemi bërë hartimin e planit për barazi gjinore 2020-2023 në Komunën e Prizrenit. Para se ky dokument të dërgohet për votim dhe miratim në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, bashkë me gratë asambleiste diskutuam edhe një herë rreth përmbajtjes së planit dhe aktiviteteve të cilat do të ndërmerren për gjatë implementimit të tij.

Ky plan do të lehtësoj jo vetëm punën e asambleisteve por në përgjithësi të Komunës së Prizrenit karshi barazisë gjinore me plan të punës për 3 vitet e ardhshme.

Bashkëpunimi me gratë asambleiste dhe shtyrja përpara e këtij dokumenti po realizohet në kuadër të projektit “Përtej barazisë numerike: Fuqizimi i grave anëtare të Kuvendeve të Komunave në qeverisje lokale”.

Ky projekt mbështetet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe mbështetur nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.