Vizitë Studimore e Instituteve Hulumtuese Evropiane në Kosovë

03.04.2025

Javën e kaluar, Instituti D4D priti disa Institute Hulumtuese Evropiane, përfshirë Carnegie Europe (Dimitar Bechev dhe Iliriana Gjoni), Këshillin Gjerman për Marrëdhënie të Jashtme (DGAP) (Milan Nic dhe Nikola Xaviereff – Weckwerth), Institutin Jean Delors (Lukáš Macek) dhe Institutin Holandez për Marrëdhënie Ndërkombëtare ‘Clingendael’ (Wouter Zweers) në një vizitë studimore treditore në Kosovë. Grupit iu bashkuan edhe Leon Malazogu, Marin Lessensky dhe Lura Limani nga Fondacionet e Shoqërisë së Hapur në Sofje dhe Prishtinë.

Këto katër institute hulumtuese, të cilat formojnë Balkans Hub, patën takime me Kryeministrin, katër partitë opozitare (PDK, LDK, AAK & Srpska Lista), Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, ambasadorët e SHBA-së, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe 7 vendeve të tjera, Delegacionin e BE-së, analistë, politikanë serbë të Kosovës dhe shoqërinë civile, dy kryetarë komunash, biznese dhe ekspertë të tjerë.

Vizita ofroi njohuri të vlefshme mbi: ndryshimet ne amnientin gjeopolitik, çështjet rajonale, formimin e qeverisë, marrëdhëniet ndëretnike, gjendjen e dialogut. Mezi presim të bashkëpunojmë me partnerët tanë evropianë për të zhvilluar ide se si të ndihmojmë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit në BE përmes një publikimi të përbashkët. Falenderojmë Fondacionet të Shoqërisë së Hapur në Sofje dhe Prishtinë për mbështetjen e tyre.

Burime të tjera: https://www.clingendael.org/news/kosovo-pm-meets-clingendael-and-european-public-policy-institutes