D4D organizoi sesionet informuese për student/e rreth punësimit, trajnimeve dhe migrimit qarkor

13.04.2018

D4D ka organizuar dy sesione informuese për student/e rreth temave të punësimit, trajnimeve, dhe migrimit qarkor. Në sesionin e parë informues, Erblin Hoxha nga Venture UP busedoi për mundësitë për studentët/et që të angazhohen në fusha të ndryshme dhe si të shfrytëzojnë mundësitë që janë në Kosovë. Derisa në sesionin e dytë, Njomza Musa nga Agjensioni i Punësimit ka ndarë informata rreth punës së agjensionit, ka treguar rreth profesioneve më të kërkuara në Kosovë dhe jashtë, dhe ka shtjelluar nocionin e migrimit qarkor.

D4D në kuadër të projektit “Mobiliteti i fuqisë punëtore dhe mundësitë për të rikthyerit” mbështetur nga GIZ/DIMAK do të vazhdojë me seri të sesioneve informuese edhe në rajone tjera të Kosovës.