Ceremonia e ndarjes së granteve të vogla për bizneset e udhëhequra nga gratë

01.07.2021

Të mërkuren u mbajt ceremonia e ndarjes së granteve të vogla për bizneset e udhëhequra nga gratë, në kuadër të projektit “Mbështetje për gratë e afektuara nga pandemia COVID-19 në tregun e punës” implementuar nga Instituti D4D dhe mbështetur nga “The Balkan Trust for Democracy” (BTD).

Përveç rrezikimit të shëndetit publik, pandemia COVID-19 në mënyrën disproporcionale ka afektuar  mirëqenien sociale në Kosovë. Duke marrë parasysh situatën aktuale socio-ekonomike të grave, situata aktuale ka potencialin për të përkeqësuar pabarazitë ekzistuese gjinore në Kosovë, përderisa gratë në tregun e punës janë më të cenueshme ndaj pasigurisë së krijuar ekonomike. Andaj, D4D ka bërë ndarjen e nëntë (9) granteve të vogla për bizneset e udhëhequra nga gratë, me qëllim të ofrimit të ndihmës emergjente për bizneset të cilat kanë hasur në vështirësi ekonomike në fushë veprimtarinë e tyre gjatë pandemisë COVID-19.

Bizneset të cilat kanë përfituar nga granti janë si në vijim:

TRG L.L.C – Prodhim i lodrave dhe çantave

Frutton UP – Përpunimi i pemëve dhe perimeve

Fatime B. Ademi B.I – Prodhimi i kakaos, çokollatës dhe ëmbëlsirave

Honey Center Ensar – Rritja e kafshëve të imta – Bletari

Besila Sh.P.K – Florikulturë e përgjithshme

Ergyle Curcialo  B.I – Punë artizanale – Prodhimi i plisave

ALTA – Përpunimi dhe konservimi tjetër i frutave dhe perimeve

Patchwork – Prodhim i tekstilit – Punëdore

Agroprodukt VM – Kultivimi i erëzave, bimëve aromatike, farmaceotike dhe mjekësore.

Instituti D4D do të bashkëpunoj ngushtë me të gjitha bizneset përfituese të granteve, në mënyrë që rezultatet e këtyre projekteve të jenë sa më të mëdha dhe përfituese për gratë në tregun e punës. Gjithashtu, në javët në vijim do të organizohet një trajnim për promovim, ngritje të kapaciteteve dhe qëndrueshmërisë së bizneseve ku do të ftohen të marrin pjesë mbi 70 bizneset që kanë aplikuar në thirrjen për grante.