Ceremonia e ndarjes së granteve të vogla

06.03.2020

Dje u mbajt ceremonia e ndarjes së granteve, në kuadër të projektit “Rritja e qasjes së grave në punësim”. Përfitues në fazën e parë të thirrjeve për grante janë këto organizata:

Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave – Drenas

Qëllimi i këtij projekti është fuqizimi ekonomik i të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës, përmes ngritjes së shkathtësive në fushën artizanale.

 

Agro Skifteraj – Viti

Qëllimi i projektit është trajnimi i grave të zonave rurale të komunës së Vitisë në përpunimin e perimeve e cila do të pasohet me çertifikim, në mënyrë që të rrisin shkathtësitë e tyre të vetëpunësimit.

 

Center for Education and Community Development-Friends (Mitrovica)

Qëllimi kryesor i projektit është fuqizimi i grave te  margjinalizuara në sektorin e bletarisë, duke përfshirë mbajtjen e trajnimeve me gra të margjinalizuara, punëkërkuese, përkrahja në hapjen e numrit NIF. Projekti do të përmbyllet me shpërnarjen e gjashtë koshereve me bletë për gratë përfituese të trajnimeve.

 

Domine – Mamushë

Projekti ka për qëllim identifikimin e grave të papuna të komunës së Mamushës, trajnimi i tyre në punë dore me rruza dhe brosha, dhe përkrahja/ndërmjetësimi në plasimin e produkteve të tyre në treg.

 

Qendra për depolitizimit e shoqërisë kosovare ‘CDKD’ – Kamenicë

Qëllimi i këtij projekti është që grave dhe vajzave të zonave rurale të margjinalizuara të ju ofrohet qasje e barabartë në punësim, përmes krijimit të shoqatës/asociacionit të grave. Gratë pëfituese të projektit janë nga Kamenica, Ranillug dhe Novobërdë.

 

Femiae – Prizren

Qëllimi i projektit është që të mbështesë/ndërmjetësoj bashkëpunimin me sektorin privat përmes ngritjes së kapaciteteve dhe shkathtësive të grave të komunës së Prizrenit përmes aktiviteve të punëdores me materiale leshi, profesion ky në zhdukje.

 

Roma Road – Priluzhë (Vushtrri)

Qëllimi i projektit është të ngris shkathtësitë për gjetje pune të grave të komunitetit Rom të Priluzhës dhe Plementinit, përmes punës së dorës (qepjes dhe qëndisjes). Për më shumë projekti do t’i ndihmojë ato në shkathtësitë e buta.

 

Single Parent Association

Ky projekt ka dy qëllime themelore: të informoj dhe të ndihmoj nënat vetushqyese për të përfituar nga Masat Aktive të Tregut të Punës dhe shërbimet e punësimit të ofruara nga Agjencia e Punësimit; dhe  2) të ngrisë kapacitet e tyre përmes pjesëmarrjes në trajnimet e ofruara nga Agjencia e Punësimit dhe trajnimit në shkathtësi të buta që do të ofrohet në kuadër të projektit.

Projekti rajonal “Rritja e qasjes së grave në punësim” përkrahet nga Ambasada Mbretërore Norvegjeze në Prishtinë.