Aktivitete të Avokimit dhe Mobilizimit për Ngritjen e të Menduarit Kritik tek të Rinjtë

23.10.2025

D4D mbajti këtë javë një fokus grup me përfaqësues të shoqërisë civile për të diskutuar përfshirjen e mendimit kritik dhe luftën kundër dezinformimit në shkollat e mesme në Kosovë.

Në diskutim u theksua se, megjithëse disa mësimdhënës tashmë prekin tema të edukimit mediatik përmes iniciativave individuale apo projekteve zgjedhore, mungon ende një qasje e strukturuar dhe mbështetje e plotë institucionale. Pjesëmarrësit ndanë përvoja nga punët e tyre që variojnë nga verifikimi i fakteve deri te trajnimi i mësimdhënësve në edukimin mediatik.

Organizatat pjesëmarrëse diskutuan sfidat kryesore me të cilat përballen mësuesit si mungesa e kohës, trajnimeve, dhe materialeve didaktike por edhe mundësitë për ta integruar mendimin kritik në orët mësimore.

Ky takim është pjesë e përpjekjeve të D4D për të zhvilluar materiale praktike që ndihmojnë
mësimdhënësit t’i kthejnë modulet e edukimit mediatik në mësime 45 minutëshe, të përshtatshme për nxënësit e klasave të 10–12. Nga kjo seri fokus grupesh dhe diskutimesh do të hartohet një dokumnet politikash, që do të shërbejë për të advokuar te vendimmarrësit për përfshirjen e mendimit kritik dhe edukimit medial në kurrikulën shkollore si diqka thelbësore për gjeneratat e reja.

Ky aktivitet u mbajt me mbështetjen e projektit “Mbështetje për shoqërinë civile në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.