Përmes punëtorive interaktive dhe moduleve online, nxënësit zhvilluan shprehi thelbësore kërkimore për të lundruar në mediat digjitale dhe për të verifikuar informacionin përmes platformave si verifiko.info.
Duke zbatuar një proces praktik të verifikimit të informatës: 1. kontrollimin e datës së publikimit, 2. verifikimin e burimeve të besueshme dhe 2. hulumtimin e kontekstit, nxënësit identifikuan dhe demantuan me sukses përmbajtje të ricikluara që përdornin ngjarje të vjetra për të krijuar përshtypjen e rreme të kërcënimeve të vazhdueshme.
Shikoni infografikën më poshtë për të parë se si mendimi kritik u ndihmon të rinjve të dallojnë përmbajtjet e vjetra dhe të verifikojnë kontekstin!
#EdukimiMedial #FactChecking #Verifiko #D4D #AftësitëDigjitale #TëRinjtëNëAksion
Infografikat janë realizuar me mbështetjen e projektit “Mbështetje për shoqërinë civile në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.

