Gjuha e urrejtjes ndaj grave në rrjetet sociale

26.08.2026

Po vazhdojmë serinë me pjesën e dytë të publikimeve me të dhënat e monitorimit nga Demokraci për Zhvillim (D4D) për vitin 2026, ku krahasimi i dy periudhave pasqyron se si gjuha e urrejtjes ndaj grave po ndryshon formë dhe taktika në hapësirën digjitale.

Periudha III (janar – prill 2026), nga 135,528 komente të analizuara, 10% (13,123) përmbanin gjuhë urrejtjeje, ku kulmi i abuzimit u shënua gjatë debatit për kandidate për Presidente me mbi 20,000 ndërveprime. Në këtë etapë, urrejtja online ushqehej drejtpërdrejt nga kornizimi mediatik që e zhvendoste vëmendjen nga problemats e seksizmit te përplasjet partiake, duke instrumentalizuar temat identitare dhe duke përdorur etiketime si “partizania e X partie” për të zbehur barazinë gjinore.

Periudha IV (maj – korrik 2026), me një total prej 150,103 komentesh, niveli i urrejtjes mbeti pothuajse konstant në 9% (13,320 komente), mirëpo taktikat evoluan nga përplasjet politike drejt sulmeve të drejtpërdrejta personale dhe shfrytëzimit për klikime. Kritikat politike u zëvendësuan nga shënjestrimi dehumanizues i moralit, familjes e pamjes së grave, fotomontazhet denigruese me etiketime si “tradhtare kombëtare”, si dhe përdorimi i sensacionalizmit “clickbait” nga faqe të caktuara për të gjeneruar trafik mbi dëmtimin e autoritetit publik të grave.

 

Monitorimi gjatë kësaj periudhe është realizuar me mbështetjen e projektit “Mbështetje për shoqërinë civile në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.

Të tjerat

Monitorimi i dezinformimit gjinor dhe gjuhës së urrejtjes në rrjete sociale

Si mund të marrësh pjesë në vendimmarrjen lokale?

Çka duhet të ndryshohet për një qeverisje lokale më gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënëse