Edukimi Medial në Shkolla: Sesioni i Trajnimit me Mësimdhënësit e Prishtinës

22.07.2026

Sot u mbajt sesioni i dytë dhe i fund

it i trajnimit me mësimdhënës si fasilitues të edukimit medial me mësimdhënësit e shkollave të Prishtinës.

Gjatë sesionit u diskutua për zhvillimin e shpejtë të teknologjisë dhe sfidat që po sjell kjo dukuri në shkolla, përballjen me informacione të shumta të paverifikuara, si dhe ndikimin e konsumit të rrjeteve sociale te të rinjtë, gjë që po minon

besimin e tyre në institucionet arsimore.

Mësimdhënësit u njoftuan gjithashtu me platformën verifiko.info, ku u diskutua përdorimi i saj gjatë orëve mësimore si një mjet shtesë me materiale të përditësuara me zhvillimet teknologjike dhe fenomenet që po hasen online.

Në fund, mësimdhënësit dhanë rekomandimet e tyre, duke shpresuar se shumë shpejt edukimi medial do të bëhet pjesë e kurrikulës si lëndë e veçantë, si dhe pjesë ndërkurrikulare ku trajtohet si temë më specifike.

Ky session trajnimi është realizuar me mbështetjen e projektit “Mbështetje për shoqërinë civile në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.