
U prezantuan parimet e qeverisjes së mirë dhe standardet e transparencës gjatë sesionit informues, i cili kësaj radhe u mbajt në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, me pjesëmarrjen e anëtarëve të kuvendeve komunale nga Mitrovica dhe Vushtrria.
Qëllimi primar i këtij aktiviteti ishte ofrimi i informatave praktike mbi parimet dhe standardet e qeverisjes së mirë, si dhe prezantimi i platformës qeverismire.info – një mjet që lehtëson punën e këshilltarëve lokalë dhe rrit transparencën e proceseve komunale.
Gjatë diskutimit me këshilltarët u theksua se pjesëmarrja e qytetarëve në dëgjime publike mbetet e ulët, ligji jo gjithmonë zbatohet njëjtë për të gjithë, ka mungesë transparence në faza të ndryshme, monitorimi i vendimeve nga komuna është i ulët, si dhe adresimi i kërkesave të qytetarëve mbetet jo i kënaqshëm.
Aktiviteti është realizuar në kuadër të projektit “Ajo Udhëheq: Luftimi i Gjuhës së Urrejtjes dhe Promovimi i Grave në Udhëheqjen Lokale”, që implementohet nga D4D dhe Qendra për Barazi dhe Drejtësi dhe mbështetet nga Embassy of the Netherlands in Kosovo.





