Takime me hisedarë në Pejë: Diskutime mbi gjetjet nga fshati Buçan

14.10.2025

Në vazhdimësi të punës me factsheets, grupi po zhvillon takime të rregullta me hisedarë lokalë dhe përfaqësues të institucioneve në Komunën e Pejës.

Gjatë takimeve u prezantuan gjetjet kryesore nga rasti studimor në fshatin Buçan, që nxjerr në pah sfida të shumta që ndikojnë në cilësinë e jetës së grave dhe familjeve në zonat rurale. Mungesa e transportit publik të rregullt dhe kopshtet e fëmijëve mbeten ndër faktorët kryesorë që kufizojnë mundësitë për punësim të grave dhe pjesëmarrje më të gjerë në jetën ekonomike e shoqërore.

Diskutimet u përqendruan në mënyrat më efektive për zbatimin e rekomandimeve të përfshira në factsheet, me synim që ato të shërbejnë si udhërrëfyes praktik për institucionet lokale dhe qendrore. Ndër rekomandimet më të theksuara janë subvencionimi i transportit publik dhe hapja e kopshteve në zonat rurale, të cilat do të kontribuonin në rritjen e punësimit të grave, përmirësimin e qasjes në arsim dhe parandalimin e shpërnguljes nga fshatrat.

Ky proces zhvillohet në kuadër të projektit “Vendimmarrja me dialog: Përmirësimi i jetës rurale përmes avokimit të grupeve të interesit”, që zbatohet nga D4D me mbështetjen e projektit rajonal SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor.