
Në takimin e dytë në Mitrovicë, të organizuar nga D4D dhe Qendra për Barazi dhe Drejtësi, u theksua se gratë kur vendosin të jenë pjesë e jetës publike, ato përballen me barriera e
sfida të shumta – nga pengesat financiare e deri te gjuha denigruese në rrjete sociale, mungesa e mbështetjes e motivimit, të cilat dekurajojnë vajzat dhe gratë të jenë pjesë e jetës publike, sidomos pjesë e politikës.
Pjesëmarrësit/et nënvizuan se për ndryshim të vërtetë nevojiten politika sociale e arsimore, dhe mbështetje konkrete për pjesëmarrje të barabartë në vendimmarrje.
Ky aktivitet u realizaua në kuadër të projektit “Ajo Udhëheq: Luftimi i Gjuhës së Urrejtjes dhe Promovimi i Grave në Udhëheqjen Lokale”, me përkrahje Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë


