Monitorimi i fushatës para zgjedhore për zgjedhjet lokale të vitit 2025

12.09.2025

Pas suksesit për nënshkrim të Kodit të Sjelljes për Përdorimin e Përgjegjshëm të Rrjeteve Sociale në Zgjedhjet Lokale 2025, D4D do të realizojë monitorim manual të rrjeteve sociale të kandidatëve per kryetar/e komune dhe keshilltarë/e lokal nga komunat e përfshira në proces.  Monitorimi do të realizohet çdo ditë, duke përfshirë edhe mbledhjen e rasteve faktike përmes linqve dhe pamjeve të ekranit, në rast se ndonjë postim fshihet nga profili i kandidatit/es.

Monitorimi përfshin platformat kryesore të komunikimit politik: Facebook, X (ish-Twitter), Instagram, kanalet e YouTube të kandidatëve për kryetar/e komune, si dhe portalet online.

D4D ka ndërtuar përvojë në lehtësimin e zhvillimit dhe zbatimit të Kodit të Mirësjelljes për komunikim politik në hapësirën digjitale gjatë proceseve zgjedhore, duke kontribuar në transparencë, llogaridhënie dhe mbrojtje nga praktikat abuzive online.

Në monitorim përfshihen 14 komuna, me gjithsej 95 kandidatë për kryetarë/e (80 burra dhe 15 gra) dhe 2691 kandidatë për këshilltarë/e (1666 burra dhe 1025 gra)

Kjo infografikë paraqet periudhën 1–12 shtator u evidentuan 52 raste me:
🛑 gjuhë urrejtjeje, ❌ dezinformim, 💬 bullizëm, 🚨 thirrje për dhunë, 👎 seksizëm & mizogjini.

Demokraci për Zhvillim (D4D) monitoron çdo ditë platformat kryesore për të siguruar fushatë më të drejtë e gjithëpërfshirëse.

Të tjerat

Përfaqësimi gjinor në zgjedhjet për Kryetar Komune 2025

Kushtet dhe barrierat e punësimit në Kosovë

Infografika për Gorozhupin, Prizren tregon sfida serioze për zhvillimin e këtij fshati.