Kosova po përballet me sfida të mëdha në zhvillimin rural, punësim dhe migrim.
🔹 1/3 e banorëve në zonat rurale kanë migruar në qytet apo jashtë vendit.
🔹 Mungesa e kujdesit për fëmijë dhe të moshuarit dhe transportit publik ua vështirëson grave mundësitë që të hyjnë në tregun e punës.
🔹 Mungesa e shkathtësive krijon vështirësi për bizneset për të plotësuar vendet e lira të punës në sektorë si bujqësi, tregti, gastronomi etj.
Zgjidhja qëndron në dy ndërhyrje thelbësore:
✅ Zgjerimi i qasjes në shërbime të kujdesit për fëmijë.
✅ Investimi në transport publik të besueshëm.
📢 Me këto ndryshime, më shumë gra mund të punësohen, bizneset do të forcohen, dhe presioni i migrimit do të ulet.
Mesazhi është i qartë: shërbimet gjithëpërfshirëse janë çelësi për komunitete më të forta dhe një të ardhme të qëndrueshme.
Kjo infografikë është zhvilluar në kuadër të projektit “Vendimmarrja me dialog: Përmirësimi i jetës rurale përmes avokimit të grupeve të interesit”, me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans–Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” i zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në partneritet me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Center for Research and Policy Making (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëvetë Jashtme të Norvegjisë (NMFA).
