Punëtoria me Forumet Rinore

14.10.2024

Edhe një fundjavë produktive përmbyllet me forumet rinore nga partitë politike.

D4D përmbylli me suksess edhe një trajnim produktiv me 26 pjesëmarrës nga forumet rinore të partive politike të ndryshme. Qëllimi i trajnimit ishte të zhvillohen aftësitë e tyre në komunikimin efektiv me audiencën, duke përqëndruar vëmendjen tek identifikimi i grupeve specifike për fushata dhe startegji për t’u paraqitur më mirë te votuesit në zgjedhjet e ardhshme lokale. Për më tepër ata patën mundësi të zhvillohen edhe në të folurin publik, gjatë tubimeve apo daljeve televizive.

Pjesëmarrësit u ndanë në katër grupe të përziera për të nxitur bashkëpunim mes individëve nga partitë të ndryshme. Çdo grup kishte për detyrë të përzgjidhte tri kauza që i konsideronin me rëndësi për qytetarët/et dhe të zhvillonin startegji fushatash elektorale të bazuara në këto kauza, të cilat përputhen me nevojat e komunave të tyre.

Trajnimi kishte synim të fuqizojë të rinjtë e përfshirë në politikë, veçanërisht në aftësitë e komunikimit publik në evente dhe postime në rrjetet sociale. Ne presim me interes se si do t’i zbatojnë mësimet e marra për të angazhuar komunitetet e tyre dhe për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i Pjesëmarrjes së të Rinjve në Proceset Politike”, me mbështetje nga National Endowment for Democracy (NED).