Ceremonia e ndarjes së çmimeve për tre artikujt më të mirë në rritjen e qasjes së grave në tregun e punës

16.05.2024

Instituti Demokraci për Zhvillim, gjatë Konferencës Rajonale “Gratë e Fuqizuara- Fuqizojnë Gratë”, të mbajtur me 14 Maj, 2024, ka ndarë çmime për gazetarë për tre artikujt më të mirë në rritjen e qasjes së grave në tregun e punës, në kuadër të thirrjes për Çmimin për Gazetari të hapur nga D4D me 11 Prill, 2024.

  • Çmimin e parë e ka fituar gazetari Besian Beha, me artikullin “FSK-ja pa asnjë grua nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian”.
  • Çmimin e dytë e ka fituar Mediana Halili dhe Jeta Xharra, me artikullin “Radio Televizioni i Burrave”.
  • Çmimin e tretë e ka fituar Agnesa Qorri, me artikullin “Përpjekjet që nuk shihen”.
Kjo ceremoni është realizuar në kuader të projektit “Shfrytëzimi i Zhvillimit: Rritja e qasjes së grave në punësim” mbështetur nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë.