Tryezë në Kamenicë për pjesëmarrjen e rinisë në vendimmarrje

24.04.2018

Më datë 23 prill, Instituti D4D ka mbajtur tryezën e radhës në komunën e Kamenicës në kuadër të projektit “Voto për Demokraci” me temën “Rritja e pjesëmarrjes së rinisë në proceset demokratike”. Në këtë tryezë së bashku me kryetarin e komunës së Kamenicës z. Qëndron Kastrati, nënkryetarin e komunës, drejtorin e drejtorisë për kulturë rini dhe sport, anëtarë të kuvendeve komunale, organizata rinore, ekspert të zgjedhjeve dhe media, nga komunat respektive, janë diskutuar temat e modeleve të përfshirjes së rinisë në vendimmarrjen e nivelit lokal, mundësitë e të rinjve në përfshirjen brenda strukturave të subjekteve politike, roli i tyre në demokratizimin e subjekteve politike dhe adresimin e nevojave të rinisë nga qeverisja lokale. Aktiviteti është realizuar në bashkëpunim me organizatën partnere nga komuna e Kamenicës “CDKD”.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Voto për Demokraci” përkrahur nga Ambasada Gjermane në Prishtinë.