Zgjedhjet parlamentare 2014 vs 2017

13.07.2017

Infografika më lartë paraqet krahasimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014 me zgjedhjet e parakohshme të vitit 2017. Siç shihet nga kjo infografike, ka rritje të numrit të votave të pavlefshme për 2,757 vota në krahasim me zgjedhjet e vitit 2014. Gjithashtu ka rritje të numrit të fletëvotimeve të zbrazëta për 1,117 fletëvotime më shumë se sa në zgjedhjet e vitit 2014.

Edhe pse nga zgjedhjet në zgjedhje trendi i votave të pavlefshme dhe atyre të zbrazëta është dashur të ketë rënie, ky trend ka pësuar rritje në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2017. Disa prej arsyeve kryesore të rritjes së këtij trendi janë, trajnime të dobëta të komisionerëve, mos edukimi i votuesve për mënyren e votimit, si dhe kapanja e dobët e informimit publik lidhur me zgjedhjet e parakohshme të vitit 2017.

Të tjerat

Gratë në Listat e Subjekteve Politike për Zgjedhjet Parlamentare ndër vite!

Sa janë qytetarët të informuar për subvencionet për energji dhe sa e lehtë është qasja në to?

Gjuha e Urrejtjes Online