Diskutimi “Roli i trashëgimisë në pavarësimin e gruas” u mbajt me 26 mars me gratë ndërmarrëse nga Kosova dhe Serbia.
Ka kohë që gratë e suksesshme të Kosovës dhe Serbisë janë takuar për të shkëmbyer përvojat e tyre mbi zhvillimin e biznesit në vendet e tyre, sfidat dhe si kanë arritur në ditet e sotme. Disa prej tyre, tashmë kanë aplikuar në projekte të përbashkëta, dhe kanë plane të mëtutjeshme në këtë drejtim. Ky aktvitet është pjesë e projektit Gratë për bashkëpunim që përkrahet nga Ambasada Britaneze e të dyja vendeve.
Organizimi këtij diskutimi është i përbashkët nga Instituti D4D në Prishtinë, TransConflict nga Beogradi, dhe është pjesë e Javës së Gruas të NDI.