U mbajt takimi i tretë për ndërtimin e skenareve

11.12.2012

Takimi i tretë i organizuar për parashikimin e skenarëve, me të ftuar nga fusha e ekonomisë, energjetikës dhe transportit, ka rezultuar të mbledhë më shumë indikatorë për punimin e ardhshëm që do të publikohet së shpejti. Indikatorët janë të organizuar në katër kapituj: Ekonomi, Qeverisje, Sundim të Ligjit dhe Zhvillime Sociale. Secili kapitull ndiqet nga një analizë që shkon përtej numrave dhe gjurmon shkakun e marrëdhënieve të mundshme në mes të morisë së faktorëve. U mblodhën … U diskutua përzgjedhja e indikatorëve për ekonomi, indikatorë të rinj që duhet mbledhur. Para së gjithash, u prezantua dhe u diskutuan indikatorët si vegël analitike … (shih shënimet).

Në të njëjtën kohë janë duke u bërë parashikime edhe për vitet e ardhshme në këto fusha. Këto indikatorë gjithashtu do të shfrytëzon për të bërë planifikime të politikave në kuadër të punimeve të D4D-së për skenarët. Aktiviteti u bë i mundur nga nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)”