Trajnimi: ‘Të shkruarit e mirëfilltë e projekt propozimeve për BE-në

17.09.2015

U mbajt trajnimi ‘Të shkruarit e mirëfilltë e projekt propozimeve për BE-në’ ku morën pjesë rreth 30 përfaqësues të shoqatave të fushave të ndryshme.

Nga ky trajnim, organizimi i të cilit u mundësua nga Olof Palme International Center, pjesëmarrësit fituan njohuri dhe aftësi në përpilimin e mirëfilltë të një projekt propozimi në mënyrë që të jetë i kompletuar për thirrjen për grante për shoqatat nga Bashkimi Evropian.

Ky trajnim u organizua veçanërisht për shoqatat me anëtarësi me rastin e hapjes së thirrjes së BE-së për aplikim për grante, në kuadër të projektit për të ndihmuar shoqatat me anëtarësi.  Kështu, në vazhdimësinë e aktiviteteve për fuqizimin e tyre, ky trajnim është planifikuar me qëllim të aftësimit në të shkruarit e projekt propozimeve në bazë të kritereve dhe standardeve të BE-së.