• Shqip

Thirrje për nominim të kompanisë më të mirë të vitit për promovim të pushimit prindëror

17.11.2017

A dini ndonjë kompani që:
– ka politika të cilat përkrahin pushimin prindëror?
– ka aplikuar pushimin prindëror/atësisë për punonjësit burra
– ka bërë thirrje në komunitet që të respektohet pushimi prindëror?
– ka bërë thirrje edhe tek bashkëpunëtorët, për respektimin e së drejtës për pushim prindëror/atësisë?
ose që:
– nuk ka bërë diskriminim të punëtorëve/ve për shkak të lindjes së fëmijëve
– nuk e sanksionon me pagë marrjen e pushimit nga burrat dhe gratë në periudhën e lindjes së foshnjës
– ka bërë thirrje edhe tek bashkëpunëtorët (kompani ose hisedarë tjerë), për respektimin e së drejtës për pushim prindëror, atësisë dhe lehonisë?

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka kënaqësinë të ju ftojë të nominoni një kompani për çmimin “Kompania më mirë e vitit ”. Qëllim i çmimit për “Kompaninë e vitit” është promovimi i pushimit prindëror dhe zbatimi i të drejtave/obligimeve te barabarta të cilat kanë prindërit karshi fëmijëve të tyre.

Ceremonia e ndarjes së këtij çmimi është në kuadër të projektit “Pushimi prindëror për barazi gjinore”, që implementohet nga Demokraci për zhvillim, financohet nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme dhe mbështetet nga Qeveria Suedeze.

Si të bëhet nominimi për çmime?

– Nomino një kompani e cila ka politika të mirëfillta të cilat respektojnë dhe zbatojnë pushimin e përbashkët prindëror, duke mos bërë diskriminim gjinor në asnjë aspekt. Bëjeni këtë duke mbushur formularin në vegzën https://goo.gl/forms/lYZpGHxhKQVBkVhe2 duke pasur parasysh pikat/pyetjet e cekura më lartë.

Si do të përzgjidhet përfituesi i çmimit?

– Nga nominimet e marra, do të krijohet një listë e shkurtër e cila do të shqyrtohet nga paneli vlerësues. Paneli do të bëjë përzgjedhjen e përfituesit të këtij çmimi në bazë implementimit të politikave, strategjive dhe përkrahjes së nënpunësve të kompanisë.

Kompania më e mirë e vitit do të shpallet gjatë ceremonisë së çmimeve, me datë 20 dhjetor.

Afati i fundit për të paraqitur nominimet e juaja është 10 dhjetor 2017.