• Shqip

Thirrje për Aplikim

05.04.2016

Demokraci për Zhvilim (D4D) dhe OJQ AKTIV, në kuadër të projektit “Transformimi i Konfliktit” ju ftojnë të merrni pjesë në aktivitetin “Të njohim më mirë njëri-tjetrin” që do të mbahet nga 23 deri më 24 prill 2016, në Novobërdë dhe Graçanicë.

Ky aktivitet ka për qëllim të promovojë komunikimin dhe të zhvillojë marrëdhëniet ndër-etnike mes të rinjëve shqipëtarë dhe serb. Rreth njëzet (20) të rinj do të kenë mundësi të mësojnë më shumë për njëri-tjetrin dhe trashëgiminë kulturore e cila gjendet në rajonin e Graçanicës dhe Novobërdës. Ky aktivitet është pjesë e programit të transformimit të konfliktit, i cili përkrahet nga Instituti Demokratik Kombëtar (NDI) dhe Misioni i USAID-it në Kosovë.

Të gjithë të interesuarit të cilët aplikojnë duhet t’i plotësojnë këto kushte:

– Të jenë të moshës nga 17 deri 24 vjeq;

– Të jenë në gjendje të udhëtojnë nga Prishtina në vendin ku mbahet aktiviteti (udhëtimi është i organizuar nga Prishtina);

– Të jenë në gjendje të ecin në distanca të gjata në vende rurale (rreth 4 orë me pauza) në mënyrë që të eksplorojnë trashëgiminë kulturore dhe bukuritë natyrore;

– Të jenë të hapur dhe bashkëpunues ndaj komuniteteve tjera

– Të jenë të gatshëm të bashkëveprojnë në ekipe të përziera

– Të marrin njohuri për projektin “Transformimi i konfliktit”

 

Nëse i plotësoni kushtet e lartpërmendura dhe keni dëshirë të mësoni më shumë për trashëgimin kulturore, të njiheni me njerëz të rinj nga komunitete tjera, ateherë plotësoni formën dhe dërgoni deri më datën 17 prill 2016 deri në ora 17:00. (të gjitha aplikacionet e pa plotësuara dhe të cilat dërgohen pas afatit nuk do të merren parasysh)

Për çdo informatë shtesë kontaktoni Ferid Murseli, në emailin [email protected] ose përmes telefonit 038 224 143.