Takim i Forumit të grave ndëmarrëse nga Kosova dhe Serbia

04.12.2015

D4D në bashkëpunim me TransConflict Serbia organizuan takimin e Forumit të grave ndërmarrëse të Serbisë dhe Kosovës, që u mbajt në Beograd më 4 dhjetor.

Në kuadër të këtij organizimi, u mbajtën takime në mes grave nga Serbia dhe Kosova, takime dhe diskutime me përfaqësues nga Odat Ekonomike të këtyre dy vendeve, si dhe vizitë tek kompanitë e suksseshme të grave ndërmarrëse.

Gjatë takimit mes grave ndërmarrëse dhe përfaqësuesve nga Oda Ekonomike në Kosovë dhe Serbi, këta të fundit, shprehën vullnetin dhe gatishmërinë e tyre për të mbështetur fuqizimin e këtij forumi, duke realizuar projekte të përbashkëta të cilat kontribuojnë jo vetëm në zhvillimin e ndërmarrjeve të tyre individuale, por me ndikim pozitiv në ekonominë e tërë rajonit.

Forumi ka për qëllim krijimin e marrëdhënieve ndërmjet grave ndërmarrëse të Serbise dhe Kosovës dhe të fuqizohet bashkëpunimi në interesat e tyre të përbashkëta.

Ky organizim u bë i mundur falë mbështetjes së Ambasadës Britanike.