Simulimi i zgjedhjeve në kuadër të projektit “Voto për Demokraci”

13.10.2017

Me datat 10 dhe 12 tetor Instituti D4D, në kuadër të projektit Voto për Demokraci, ka organizuar simulimin e zgjedhjeve në qytetet Skenderaj, Ferizaj dhe Mitrovicë Veriore. Rreth 300 të rinj dhe të reja nga këto qytete, u informuan rreth mënyrës së mbushjes së fletëvotimit, simulimit të ditës së zgjedhjeve dhe procesit të numërimit të fletëvotimeve.

Për të rinjt dhe të rejat pjesëmarrës në simulim, u ndanë role përkatëse, duke përfshirë nominimet për kandidatura, më pas fuashtën zgjedhore, dhe ndarja e roleve në qendrën e vendvotimit, duke siguruar përfshirje direkte te të gjithë pjesëmarrësve.

Këto aktivitete u zhvilluan në kuadër të projektit Votot për Demokraci, i përkrahur financiarisht nga Ambasada Gjermane në Prishtinë.