Punëtori në kuadër të projektit “Pjesëmarrja e rinisë: Vendos për Demokraci”

31.05.2017

Pjesëmarrës në këtë punëtori kanë qenë rreth 50 të rinjë/reja të moshës 17-25 nga komuna e Prishtinës, Pejës, Gjilanit, Mitrovicës dhe Prizrenit. Gjatë punëtorisë u bë identifikimi i problemeve të të rinjëve/rejave nga komunat përkatëse dhe u mësoj atyre mënyrat si mund të avokojnë mbi këtë çështje. Po ashtu, punëtoria ka për synim që të ju mësoj atyre mbi rëndësinë dhe funksionimin e proceseve zgjedhore dhe të rris pjesëmarrjen e të rinjëve/rejave në këtë proces.

Pas përfundimit të punëtorisë problemet e identifikuara do të paraqiten tek të gjitha partitë politike në nivel lokal. Aktivitet përkrahur nga National Endowment for Democracy.