Punëtori dy-ditore mbi aktivizimin e grave jo-aktive në tregun e punës në Prishtinë

28.08.2017

Në vazhdimësinë e punëtorive nëpër Komuna, Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) këto dy ditë (24-25 gusht) është në Prishtinë duke mbajtur punëtori dy-ditore, në kuadër të projektit “Gratë për Zhvillim: Aktivizimi i grave jo-aktive në tregun e punës”.

Mungesa e mundësive për punë, kujdesi për fëmijë dhe të moshuarit në familje, mosngritja e kapaciteteve të grave të cilat janë mbi moshën 35 vjeçe, si dhe problem i nostrifikimit të diplomave pas vitit 1999 përshtetaset serbe, janë disa nga problemet që u nxorrën në pah nga pjesëmarrëse që përfaqësojnë komuna të ndryshme si Graçanica, Gjilani, Ranillugu, Novobërda, Fushë Kosova dhe Prishtina.

Në këtë punëtori pjesëmarrëset përfaqësojnë organizata jo-qeveritare, biznese, zyrtare të barazisë gjinore, si dhe asambleiste komunale. Në këtë punëtori është duke u bërë identifikimi i nevojave sipas specifikave dhe kërkesave të tregut të punës në këto rajone.

‘Aktiviteti mbështetet në kuadër të programit Angazhimi për Barazi – #E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe mbështetur nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC’