Punëtori dy-ditore mbi aktivizimin e grave jo-aktive në tregun e punës në Mitrovicë

30.06.2017

Në vazhdimësinë e punëtorive nëpër Komuna, Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) më 29 dhe 30 qershor ishte në Mitrovicë për të mbajtur punëtori dy-ditore në kuadër të projektit “Gratë për Zhvillim: Aktivizimi i grave jo-aktive në tregun e punës”.

Interesimi i lartë i grave, me mbi 40 pjesëmarrëse që përfaqësojnë organizata jo-qeveritare, biznese, zyrtare të barazisë gjinore, si dhe asambleiste komunale, në punëtorinë e cila po mbahet ne Mitrovicë, tregon edhe njëherë gatishmërinë e përfshirjes së grave si pjesë e pandashme e tregut të punës. Në këtë punëtori është duke u bërë identifikimi i nevojave sipas specifikave dhe kërkesave të tregut të punës në rajonin e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Podujevës, si dhe rekomandime mbi strategjitë për aktivizimin e grave në tregun e punë.

‘Aktiviteti mbështetet në kuadër të programit Angazhimi për Barazi – #E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe mbështetur nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC’