• Shqip

OJQ-të reagojnë ndaj rastit të përgjimeve “Pronto 2” – U përgjigjet Kryeprokurori Lumezi

12.08.2016

Instituti D4D iu bashkëngjit mbi 20 OJQ-ve të tjera për të reaguar ndaj përgjimeve të fundit të njohura si rasti “Pronto 2”. 23 organizata joqeveritare i kanë dërguar një letër Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, për të kërkuar hetime për keqpërdorimet e zyrtarëve të lartë që dalin nga përgjimeve në fjalë.

Përmes kësaj letre, ato kërkuan nga Kryeprokuroria e shtetit që të veprojë me efikasitet, vigjilencë dhe profesionalizëm në hetimin e këtyre përgjimeve, të jetë transparent dhe të bashkëpunojë me Agjencinë Kundër-Korrupsion për të verifikuar rastet e emërimeve politike dhe të jashtëligjshme në bordet e ndërmarrjeve publike, të gjetura në hetimin paraprak të Agjencisë dhe të organizatave të shoqërisë civile.

Këtyre shqetësimeve iu përgjigj Kryeprokurori, Aleksandër Lumezi, i cili iu premtoi që do të veprojë në pajtim të plotë me ligjet dhe në veçanti me Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, dhe se do të përfaqësojnë interesat publike para gjykatave të vendit dhe nëse gjejmë elemente të mjaftueshme se janë kryer vepra penale, ndaj përgjegjësve të tillë do të kërkojmë urdhërimin e të gjitha masave në pajtim me këto kode.

Letrën e plotë mund t’a lexoni këtu.