Edukim për demokraci në Kosovë

22.04.2014

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) dhe Këshilli për Komunitet të Demokracive (CCD) kanë organizuar një tryezë më 14 prill për edukimin e vlerave të demokracisë në Kosovë. Ky aktivitet ka qenë pjesë e projektit të mbështetur nga Fondin e Demokracisë të Kombeve të Bashkuara (UNDF). Diskutimi i nxjerrë gjatë tryezës është një prej hapave të parë për hartimin e Planit të Veprimit për Edukimin Shtetëror për Vlerat Demokratike (NDEAP). NDEAP do të iniciohet si udhërrëfyes për zgjerimin e edukimit të vlerave demokratike në Kosovë në programin e shkollave fillore dhe të mesme si dhe projekteve të cilat udhëhiqen nga shoqëria civile. Një grup i 18 penalistëve kanë kontribuar në këtë diskutim, përfaqësues të shoqërisë civile dhe Ministrisë së Arsimit – një listë e individëve të cilët/cilat kanë ekspertizë, provojë dhe/apo interesim në fushën e arsimit dhe demokracisë.