Diskutim publik mbi turizmin në Shtërpce

25.04.2017

Shtërpcë, 25 Prill 2017 – Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), në kuadër të projektit “Turizmi për Zhvillim: Mundësitë që duhen shfrytëzuar”, projekt i cili mbështetet nga PPSE Program Swisscontact, sot po mban dëgjim publik në komunën e Shtërpcës.

Gjatë këtij takimi u bë prezentimi i të gjeturave nga përvojat rajonale mbi krijimin e organizatës kombëtare për turizëm, si dhe u diskutuan propozimet që mund të ndërmiren në këtë drejtim.