D4D mbajti trajnim për grantistët e raundit të dytë dhe tretë

01.11.2017

Grantistët e raundit të dytë dhe të tretë të skemës së granteve të vogla në kuadër të projektit “Vullnetarizëm për Zhvillim: Promovimi i vullnetarizmit dhe aktivizmit qytetar në Kosovë” dje morrën pjesë në një nga trajnimet e serisë së trajnimeve për ngritje të kapaciteteve organizative. Konkretisht, përfaqësuesit e grantistëve mësuan për mënyrat e angazhimit të vullnetarëve/eve, polikat për vullnetarizëm dhe mënyrat e motivimit të vullnetarëve/ve. Për më shumë, këto organizata mësuan se si të vlerësojnë investimin kohor të vullnetarëve dhe vlerën e kësaj pune në një organizatë dhe/ose komunitet.

Kjo seri e trajnimeve zbatohet në kuadër të projektit “Vullnetarizëm për Zhvillim: Promovimi i vullnetarizmit dhe aktivizmit qytetar në Kosovë”, i cili implementohet nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), me mbështetje të British Embassy, Prishtina në Kosovë.