Busolla ideologjike e Kosovës – Hartë e orientimit të partive politike

26.11.2014

Instituti Demokraci për zhvillim (D4D) ka lansuar punimin mbi ideologjitë e partive politike dhe për këtë do të organizojë tryezë disutimi me temën “Busolla ideologjike e Kosovës – Hartë e orientimit të partive politike”. Ky diskutim u mbajt me datën 26 nëntor, e mërkurë 2014, në Qendrën Orion.

Punimi fillon me rishikimin e studimeve të ngjashme të bëra më herët mbi të cilat është ndërtuar ky studim. Ne i prezantojmë gjetjet tona duke i paraqitur ato me grafikone, dhe duke i analizuar këto gjetje. Për t’iu shmangur kategorizimit të një partie brenda një “kutisë” së vetme, ne kemi vendosur të paraqesim në hartë shpërndarjen e cila ilustron krahasimin përbrenda partisë dhe ndërmjet partive.